Xhemi Shehu rikthehet sërish si prezantuese në “Portokalli” krah Salsano Rrapit! Ç’do të ndodhë me moderatoren Fjoralba Ponarin

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu do të rikthehet sërish në skenën e “Portokalli” si prezantuese, dy vite pas largimit të saj.

Ajo do të moderojë në krah të kolegut të saj prej shumë vitesh, Salsano Rrapit dhe prezantueses aktuale, Fjoralba Ponarim sipas burimeve për Kryefjala.

Pas largimit të Xhemi Shehut, spektaklin e moderoi për një sezon ish-kolegia e saj e “Portokalli”, Eneda Tarifa.

Por këngëtarja qëndroi vetëm një sezon në prezantimin e emisionit të humorit dhe u largua. Ajo u zëvendësua nga moderatorja Fjoralba Ponari, e cila mesa duket do vazhdojë rrugëtimin e saj në “Portokalli”.

Pas disa muajsh thashetheme, në tetor 2020 Xhemi Shehu konfirmoi largimin e bujshëm nga Portokalli.

“Shuuumë suksese skuadrës ‘Portokalli’ sonte, do të më mungojë shumë puna me ju e sidomos me ty Salsano Rrapi”, shkroi ajo krahas një video në Instagram ku shfaqet krah Salsano Rrapit, me të cilin ka miqësi edhe jashtë televizionit.

Zjarr Tv Ad