‘Xhepisti u bë kokosh’, dalin pamjet, kur Edi Rama shkonte në Komisionin Hetimor që drejtohet nga Olldashi me megafon

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka që pasditen e djeshme që kryeministri Edi Rama thotë sa në Facebook, dhe sa në deklarata publike, se mezor po pret orën 12:00 të mesditës së sotme, për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, ku më herë janë marrë në pyetje disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Lëvizja Socialiste për Integrim, që ka qenë forca politike që përmes padive në SPAK ka denoncuar aferën e inceneratorëve, ka rikthyer në vëmendje Edi Ramën e vitit 2003, ku dilte me megafon në Komisionin Hetimor, që asokohe drejtohej nga i ndjeri Sokol Olldashi.

E gjithë seanca në atë vit është shoqëruar me përplasje të forta, dhe me Ramën që bënte protagonistin. Sipas LSI të njëjtën skenë do të përsërisë edhe sot në Komisionin që drejtohet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, për të cilin partia që drejtohet nga Kryemadhi ka rezervat e saj.

Xhepisti u rrit e u be kokosh. Le ta ndjekim sot kengen e tij te re, pergatitur per shoën e radhes te komisionit Tabaku. Mesohet se refreni do i dedikohet 17 Majit…”, shkruan Elona Guri në postimin e saj në rrjetet sociale.

Më poshtë edhe video e Ramës, ku nuk mungon as Ëngjëll Agaçi, një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt që prej kohës së drejtimit të Bashkisë së Tiranës, dhe tashmë në Këshillin e Ministrave, ku mban postin e sekretarit.

Vetë Agaçi dha dëshminë e tij përpara deputetëve gjatë ditës së djeshme, ku nuk pranoi se kishte hedhur firma, dhe kishte përshpejtuar procedurat në interes të kompanive të inceneratorëve.

Jeni të gjithë bijtë e doktor rrumpallës, të gjithë njësoj jeni. Ma jep mundësinë pra, më lini pra”, dëgjohet të bërtasë Rama në Komision ndaj deputetëve demokratë, ndërsa vijon: Për ku kështu moj e Kozmait, të gënjejë burri kështu, bjeri fort, thyeje se e paguajnë shqiptarët dhe atë (i referohet mikrofonit).

Zjarr Tv Ad