Policia e Korçës ka arrestuar një të ri i cili drejtonte në mënyrë të pakontrollar automjetin e tij në Bulevardin e qytetit, duke rrezikuar qytetarët.
Ndalimi i këtij personi u bë pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë
Njoftimi i Policisë
Korçë
Xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrolluara gjatë drejtimit të mjetit në bulevardin “Republika”, duke rrezikuar qytetarët, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, por arrestohet në flagrancë.
Më datë 23.08.2019, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.M, 31 vjeç, banues në Korçë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë konstatuar shtetasin e mësipërm, duke xhiruar gomat dhe kryer lëvizje të pakontrolluara në Bulevardin “Republika” dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte.
31 vjeçari, nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe më pas është kapur nga punonjësit e Policisë.
Ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij, për në ambientet e Komisariatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Korçë, për veprime të mëtejshme.