Xhixho: Këshillat bashkiakë në Tiranë dhe Fier nuk janë pyetur fare për incineratorët

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja e LSI-së Erisa Xhixho u shpreh se këshillat bashkiakë në Tiranë dhe në Fier nuk janë pyetur fare për incineratorët. Sipas saj, një votë e tillë duhet të ishte dhënë me 3/5 dhe sipas procesverbaleve të ministrisë së Mjedisit një gjë e tillë nuk është dhënë nga bashkia Tiranë.

Xhixho: Këshillat bashkiakë në Tiranë dhe në Fier nuk janë pyetur fare për incineratorët. Ligji e përcakton për këshillin bashkiak që ka kompetenca dhe miraton dhënien e pronës për zhvillim në bashkëpunim me subjektin privat dhe votimi është me 3/5.

Ministria e Mjedisit e ka kërkuar një gjë të tillë në një mbledhje të bashkisë, ministrisë dhe kompanisë që kërkonte të merrte koncesionin. Ky është një dokument i vitit 2017. Në mbledhje kërkohet që të futet vendimi nga këshilli bashkiak. Pala e bashkisë nuk e ka vlerësuar si të tillë.

Zjarr Tv Ad