Xhixho: Rritja e çmimeve ua ka shtrënguar akoma më shumë lakun në fyt familjeve shqiptare

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Erisa Xhixho

Rritja e çmimeve ua ka shtrënguar akoma më shumë lakun në fyt familjeve shqiptare që jetojnë në kufirin e varfërisë.

Nga jugu në veri të vendit, situata është e njëjtë: prindër në pamundësi për të përmbushur nevojat bazë të familjes dhe fëmijë që ëndërrojnë largimin nga vendi që në moshë të hershme.

Në dyqanet e lagjeve, listat e borxheve sa vijnë e zgjaten. Kriza e çmimeve e ka thelluar varfërinë e shqiptarëve në çdo zonë të vendit. Me një qeveri që qytetarin e thjeshtë e ka të fundit në listën e prioriteteve, shqiptarët i kanë sytë të gjithë nga emigrimi.

Dëgjojeni mjerimin si flet me zërin e qindra qytetarëve, të cilët e nisin ditën me lutjen për t’ua shkruar emrin në listën e borxheve. Shikojini zona të tëra si janë shkretuar pas largimit të të rinjve që nuk shohin më shpresë në vendin e tyre.

Zjarr Tv Ad