Nga Erisa Xhixho
Shqiptarët sërisht të parët në rajon për dëshirën për t’u larguar nga vendi.
Përgjatë vitit 2021, sipas “European Union Agency for Asylum”, 11 246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Keqqeverisja dhe mungesa e shpresës po i detyron moshat më vitale dhe intelektualët të largohen në kërkim të një ardhmeje më të mirë.
Shpopullimi duhet ndalur sot, si një këmbanë alarmi dhe fatkeqësi kombëtare që duhet adresuar urgjent me politika konkrete.
Por qeveria Rama nuk ka prioritet edukimin dhe punësimin e të rinjve, ndaj ka miratuar një akt normativ duke shkurtuar me mbi 15 milionë dollarë buxhetin për arsimin!
Të rinjtë largohen se nuk ka arsim cilësor dhe punësim me paga dinjitoze. Të shkurtosh buxhetin e arsimit është një politikë që nxit largimin e të rinjve dhe shpopullimin e mëtejshëm të vendit.
Sot me shumê se kurrë, ne duhet t’u rikthejmë të rinjve shpresën për një të ardhme europiane, pa i detyruar ata ta kërkojnë atë jashtë Shqipërisë!