Nga Erisa Xhixho/
Sot qytetarët përballen me krizën e rritjes së çmimeve, e papërballueshme për ekonomitë e tyre familjare. Ndërkohë, paralelisht ata mbajnë mbi kurriz edhe peshën e rëndë të borxhit publik, që rritet më shpejt se ekonomia dhe punësimi.
Sipas të dhënave zyrtare, borxhi i taksapaguesve shqiptarë shënoi rritjen tronditëse prej 158 miliardë lekësh ne fund 2021-shit.
Ndërsa barra e borxhit publik rritet, punëipsimi qëndron në vend numëro.
Sipas INSTAT, punësimi vijon të jetë më i ulët se sa në vitin 2019.
Shifrat nuk reflektojnë gjë tjetër veçse keqqeverisjen dhe abuzimin e kësaj qeverie me pushtetin.
Ndërsa u shtrëngohet në fyt laku i borxhit dhe nuk u ofrohet asnjë mundësi punësimi, qytetarët shqiptarë shohin si të vetmen shpresë largimin nga vendi.
Largimi i më shumë se 500 mijë shqiptarëve në 9 vitet e fundit, një fenomen në përmasat e një fatkeqësie kombëtare, është meritë vetëm e qeverisë Rama dhe politikave të saj që favorizojnë klientelizmin dhe neglizhojnë qytetarët.