Xhudistja kosovare fiton medaljen e artë në “Antalya Grand Prix”

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, në “Antalya Grand Prix 2019”, në Turqi.
Lajmin e bëri të ditur trajneri i saj, Driton Kuka, i cili në një postim në Facebook, shkruan:
“Disi (Distria) impresive në Grand Prix Antalya 2019. E artë. 700 Pikë Olimpike. Të gjitha fitoret me Ippon.”
23-vjeçarja nga Peja të katërta kundërshtaret e saj, turken Gulkader Senturk, serben Andrea Stojadinov, koreanen Yujeong Kang dhe në finale xhudisten nga Kazakistani Otgontsetseg Galbadrakh, i mposhti me “Ippon”, në më pak se 5 minuta.

Zjarr Tv Ad