Sezoni i Paris Saint-Germain sapo ka filluar por duket se që tani ka disa polemika brenda ekipit. Skuadra pariziene fitoi me rezultatin 5-2 ndaj Montpellier-it. Por Mbappé ishte u bë protagonist për keq, në një moment të ndeshjes që është bërë viral menjëherë në rrjet.
Sulmuesi, i cili humbi një penallti në pjesën e parë, pati disa diskutime me shokët në fushën e lojës. Një me Neymar që nuk e la të godiste 11-metrërshin e dytë, të cilin braziliani e ktheu në gol. Dhe një tjetër me Marquinhos në një aksion që nuk e ndoqi sepse Vitinha nuk i pasoi topin. Në fund të ndeshjes, Neymar, i cili rezultoi më i miri në fushë me një dopietë dhe një paraqitje të shkëlqyer teknike. Bëri një gjest që krijoi polemika duke bërë “like” dy postimeve në Twitter ku kritikohej Mbappe për veprimet e tij gjatë këtij takimi.
Kjo tregon se klima në Paris pavarësisht rezultateve nuk është nga më të qetat.