Ylli Baka i kthehet Gaz Pajës: “Mos u merr me këtë punë”

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gaz Paja është një nga aktorët më të njohur të humorit në vendin tonë, i cili numëron disa role në spektaklin “Portokalli”. Këtë sezon aktori ka përfshirë në rolet e tij në ‘Portokalli’ edhe këngëtarin e njohur të muzikës popullore Ylli Baka, si personazhi me emrin Ylvi Bakri.

Mirëpo nga ana tjetër duket se Ylli Baka edhe pse e ka mirëpritur këtë imitim, ka disa rezerva për aktorin e njohur. I ftuar në emisionin “Rreze dielli” ai u shpreh për Gazin duke thënë: “ Është shumë i talentuar, nuk e di pse më duket sikur do të këndojë edhe ky. Sikur po e shoh që do të bëjë një ‘Baftjar’ të dytë me atë Ylviun, por më duket se nuk e bën dot. Kurse për atë pjesën tjetër, unë këndoj, por jo gjithë ditën siç thotë ai. Unë do t’i këndoja diçka Gazit tani në mëngjes, që në mëngjes mezi këndon edhe gjeli ‘O Gazi t’u bëfsha unë, mor u merr more me këto punë’. Nuk më ka ardhur keq me këtë imitim, i them vetëm mos e trash shumë se nuk shkon”.

Zjarr Tv Ad