Ylli DYLGJERI: ‘Gaz Bardhi nuk pranon të shohë firmat e kuvendarëve!!!’

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se Sali Berisha nuk ka arritur të mbledhë ¼ e firmave që nevojiten për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Në një deklaratë për media, menjëherë pas dorëzimit të 4,200 mandateve me firma në PD, Bardhi tha se Berisha u tall me demokratët dhe luajti bllofin.

Bardhi tha se është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike që merret me organizimin e procedurave, ndaj sipas tij Berisha ka shkelur Nenin 47 të statutit. Sipas Bardhit, për faktin se Berisha s’ka arritur të mbledhë numrin e nevojshëm të firmave, i dorëzoi ato te Edi Paloka dhe kërkoi të mbahen sekrete gjeneralitetet e delegatëve.

Në lidhje me mosnjohjen e firmave nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nëpërmjet një komenti edhe gazetari i njohur Ylli Dylgjeri i cili thotë se : firmat sot jane por Gaz Bardhi heziton, nuk pranon ti shohe! Ky qendrim i Bardhit me kujton ate nusen e qemoti qe i kerkonte vjehres kafen qe e kishte prane po nuk donte ta shihte.

Komenti i plotë nga Ylli DYLGJERI:

Ku janë firmat? 4200 firmat janë sot në zyrat e PD. 4200 firmat janë sot në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka. 4200 firmat janë sot 10 metra larg zyrës së Gaz Bardhit. Firmat sot janë por Gaz Bardhi heziton, nuk pranon ti shohë! Ky qëndrim i Bardhit më kujton atë nusen e qëmoti që i kërkonte vjehrës kafen që e kishte pranë po nuk donte ta shihte. Dhe pasi ja kërkoi vjehrës, ajo i përgjigjet: nuseee, në b*thë e ke…kafen. Edhe Gaz Bardhi në b*thë i ka firmat, po sdo ti shohë!

Zjarr Tv Ad