Gazetari Ylli Dylgjeri ka akuzuar disa media duke thënë se ju cënojnë lirinë gazetarëve dhe se nuk janë aspak media të lira por të varura nga oligarkët dhe qeveria.
Dylgjeri shprehet se disa gazetarë i shkruajnë mesazhe atij në Facebook dhe se këto janë kategoria më lëpirëse e shtypit.
Statusi i plotë:
Gazetaret e Inboxit!
Ka kohe qe ne inbox-in tim vine mesazhe koinfidence nga gazetare te fshehur. Ne mes tyre ka edhe sms qe vine nga gazetare te mediave “te Pavarura”. E ve ne thojza: “te pavarura”, sepse gazetaret qe punonje ne to, me sqarojne po ne inbox se “nuk mund te te bejme pelqime te hapura Ty, na kontrollojne shefat, pronaret, Kryetaret!”
Kjo po ndodh nga Top Channel e deri te Report TV. Jane miq te mij, shoke nga koha e gazetes “Koha Jone” qe ju eshte marre peng liria nga Partia dhe Qeveria qe sponsorizon median ku sherbejne ato. Jane po keto gazetare qe jane rrahur, fyer,djegur dikur dhe tani jane strukur ne bunkerin e lirise. Ka prej tyre qe drejtojne dhe shoqata gazetaresh e qe nuk thone asnje fjale solidarizuese kur shtetari te largon nga puna po per fjalen e lire. Keto lilipute sot i sheh ekraneve qe ligjerojne pallavra lirie, nderkohe qe jane kthyer si ushtaret rus rober te ukrainasve trima qe i vene te flasin ne telefom me mamin ne rusi pasi jane dhj*re ne front.
Gazetaret e inboxit jane sot kategoria me lepirese e shtypit, qe mbajne portalet me leket e oligarkeve, bejne shkrime Fuge, bejne miqesi me gruan e Kryeministrit, bejne vizita ne Surrel, bejne dhe gazetarin gagarrel. Se fundi, Gazetare te inboxit! Ju mirepres serisht ne inbox, per te bere me mua pas ketij shkrimi pak Boks…