Ylli Dylgjeri ironizon Bashën: E hoqe edhe Flamurin e Partisë, tani të mbeti shkopi

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ylli Dylgjeri ka komentuar vendimin e fundit të Lulzim Bashës, i cili shkarkoi deputetin Flamur Noka nga Nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që e paralajmëroi edhe me përjashtim nga grupi parlamentar.

Dylgjeri shkruan në Facebook se “Basha hoqi edhe Flamurin dhe tani i ka mbetur vetëm shkopi”.

Më 10 Shtator, Lulzim Basha mori vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, duke shkaktuar kaos dhe furtunë brenda PD.

Ndërsa lideri historik i demokratëve ka nisur lëvizjen “Foltorja” për t’i rikthyer PD-së sovranitetin, ndërsa vijon edhe mbledhja e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Postimi:

“Basha e hoqi edhe Flamurin e Partisë, tani i mbeti shkopi”.

Zjarr Tv Ad