Ylli i Ajax zyrtarizohet sot te Barcelona

0
20
(L-R) Rasmus Kristensen of Ajax, Frenkie de Jong of Ajax, Daley Blind of Ajax, Dusan Tadic of Ajax, David Neres of Ajax, Joel Veltman of Ajax, Matthijs de Ligt of Ajax during the Dutch Eredivisie match between Ajax Amsterdam and PSV Eindhoven at the Johan Cruijff Arena on March 31, 2019 in Amsterdam, The Netherlands(Photo by VI Images via Getty Images)
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Temperaturat e larta të kësaj ditë të premte janë “harruar” në Barcelonë.

Katalanasit kanë zyrtarizuar marrëveshjen 5 vjeçare me një prej futbollistëve më të mirë të sezonit të shkuar, Frenkie de Jong. 22 vjeçari, ishte lojtar i Barcelonës që në janarin e këtij viti, por vetëm sot i është nënshkruar kontrrolleve fizike.

Pas vizitave mjekësore, De Jong do të zbres për herë të parë në “Camp Nou”. Holandezi, që i kushtoi plot 75 milionë euro arkave të Barcelonës për ta sjellë nga Ajaxi do të prezantohet përpara tifozëve dhe mediave në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme.

De Jong zhvilloi një sezon fenomenal me Ajaxin, ku i ndihmoi të fitojë titullin e Eredivisie, si dhe t’i dërgojë deri në fazën gjysëmfinale të Champions League. Në Katalonjë, holandezi do të përfitojë rreth 16 milionë euro në sezon, duke u bërë një ndër më të paguarit te blaugranët.

Zjarr Tv Ad