Ylli i Kuq i komunizmit te monumenti i “5 Heronjve të Vigut”, revoltohet Helidon Bushati: Plaga e radhës që i hapet Shkodrës, keqardhje për ata që qëndruan urtë përballë këtij turpi

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme te monumenti i “5 Heronjve të Vigut” në qytetin e Shkodrës janë bërë homazhe nga qytetarët, të cilët kanë vendosur edhe kurora me lule.

Deputeti i zgjedhur i PD në Shkodër, Helidon Bushati, ka publikuar fotot në rrjetet sociale, ku i revoltuar thotë se te monumenti janë vendosur edhe simbole komuniste, duke e quajtur këtë një plagë të radhës që i hapet këtij qyteti.

Sipas tij, rikthimi i yllit të kuq të komunizmit nuk ka vend në Shkodër, teksa thotë se ndjen keqardhje për të gjithë ata që përballë këtij turpi shijuan shfaqjen në distancë.

“Rikthimi i simboleve komuniste sot në qytetin e qëndresës ndaj persekucionit është plaga e rradhës që i hapet Shkodrës.

Rikthimi i yllit të kuq të Partisë, i kujtimeve të viteve të mbrapshta të persekucionit komunist, i nostalgjikëve të diktaturës së djeshme dhe i atyre që shpresojnë se historia do të përsëritet, nuk kanë vend në Shkodër. Banorët e Shkodrës, sado e vështirë të jetë përballja me të keqën, kanë ditur ta nxjerrin atë jashtë Bunës. Njësoj siç bënë me etërit e tyre.

Sot, kur rruga drejt Shqipërisë Europiane duhet të ishte i vetmi destinacion, shkodranve dhe shqiptarëve po u përplasen fytyrës simbolet e komunizmit dhe krimet e atij regjimi. Keqardhje për të gjithë ata, që përballë këtij turpi, shijuan shfaqjen në distancë dhe qëndruan urtë në nderim të Ish-Partisë”, shkruan Helidon Bushati.

Zjarr Tv Ad