‘Ylli’ i Milanit: Do më pëlqente të luaja te PSG-ja

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tiemoue Bakayoko mbylli një sezon mjaft të mirë në aspektin personal, por kuqezinjtë vendosën të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes së tij, kryesisht për shkaqe ekonomike.

Megjithatë për mesfushorin në pronësi të Chelseat nuk mungojnë ofertat nga klube të ndryshme europiane dhe këtë verë nuk do të jetë e vështirë për të gjetur një tjetër skuadër, gjithmonë nëse londinezët nuk do ta mbajnë në “Stamford Bridge”.

Së fundi informacione për Bakayoko ka kërkuar edhe Paris Saint Germain, që sapo ka rikthyer mes drejtuesve brazilianin Leonardo, njeriun që mori mesfushorin francez te Milani në huazim, verën e kaluar.

“Do të doja që një ditë të luaja për Paris Sainte Germain, klubin me të cilin jam tifoz, Leonardos i jam mirënjohës, pasi ishte ai që më mori te Milani dhe më ndihmoi të rikthehem në nivele të larta, duke më dhënë besim. U jam mirënjohës edhe kuqezinjve”, u shpreh Bakayoko për L’Equipe.

 

Zjarr Tv Ad