Ylli i Nënkomisarit Hoxha vendoset në memorialin e Dëshmorëve të Policisë/ Edi Rama: Fëmijët e tij nuk do të jenë kurrë vetëm…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Po zhvillohet ceremonia e vendosjes së yllit të Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha. I pranishëm është Kryeministri Edi Rama me në krah Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

Rama në fjalën e tij, është shprehur se humbja në krye të detyrës është një tragjedi, teksa tha se familja dhe fëmijët e të ndjerit Saimir Hoxha, do të kenë vazhdimisht mbështetjen e shtetit. “Shumë të nderuar  familjarë të  Saimirit, shumë të nderuar miq dhe kolegë të tij padyshim që ky është një moment jashtëzakonisht i rëndë për ju dhe në tërësi është një moment aspak i lehtë për të gjithë bashkësin tonë.

Humbja e jetës në krye të detyrës, është vërtetë një humbje tragjike që shkon përtej familjes, shkon përtej miqve dhe prek shpirtin e një shoqërie dhe të një vendi. Sot ne jemi këtu për të vendosur yllin e Saimirit në murin e kujtesës së Policisë së Shtetit, pranë yjeve të të gjithë dëshmorëve të trupave të tendit dhe sigurisë. Është një kohë e gjatë qëkur është vendosur ylli i mëparshëm. Dhe në një kuptim është një lehtësim, sepse në këto vite numri i rasteve tragjike është më pak sesa gishtat e një dore.

Statistikat nuk kanë rëndëësi sepse një jetë vlen sa të gjitha jetët kur ajo humbet. Nuk dua të zgjatem, sepse ky shi i thotë të gjitha ndjenjat tona në këtë moment që jemi mbledhur këtu. Ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e dëshmorit, nuk do jenë vetëm dhe do  përkujdesemi për ta. Deri kur ata të arrijnë moshën e pjekurisë dhe të jenë të gatshëm të dalin me këmbët e tyre në jetë.

Natyrisht se ata 50 milionë lekë nuk thonë asgjë në raport me humbjen, por është një lehtësim të mendosh se fëmijët do jenë të shoqeruar edhe nga shteti dhe nuk do t’ju mungojë asgjë, sikur të ishte babai prveç mungesës së tij, të cilën nuk e zëvendësojmë dot” tha Rama.

Zjarr Tv Ad