Ylli Manjani: Edi Rama i thotë popullit jeni fashista, vetëm pse nuk shkuan të gjithë në festën e birrës për të pëlqyer Bregoviçin, imagjinoni për ndonjë çështje tjetër, Allah, Allah, krejt pa lidhje…

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar përsëri në Facebook, pas deklaratës së Ramës, ku tha se shqiptarët janë fashista, fjala ishte për ata që nuk e pëlqejnë Bregoviçin.

Postimi:

Ai është i vetmi udhëheqës në botë që fashizmin e sheh tek populli. E keqja është më e madhe, kur sheh se populli e pranon fashizmin më mirë tek vetja sesa ta shohë tek udhëheqja. Aty (te udhëheqja, pra) ku në fakt kanë qenë e janë fashistët dhe fashizmi. Dhe të mendosh se populli shpallet “fashist”, pse nuk shkoi i gjithi te festa e birrës për të pëlqyer Bregoviçin, imagjinoni për ndonjë çështje tjetër.

Allah, allah…. (lutje e kohës kjo)

Krejt pa lidhje”!

Zjarr Tv Ad