Pas reagimit të Kryeministrit Rama, për ata që shajnë Goran Bregoviçin, janë mesjetarë dhe histerikë, i menjëherëshëm ka qenë dhe reagimi i ish-ministrit të drejtësisë Ylli Manjani, ku nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan;
“Nuk ka asnjë fjalë (llogari jo e jo) për të thënë për 11 tonë akullore kancerogjene që qarkullojnë në treg, por gjuhën e ka brisk kundër kujtdo që i shan Goranin”!!!
Postimi:
“Nuk ka asnjë fjalë (llogari jo e jo) për të thënë për 11 tonë akullore kancerogjene që qarkullojnë në treg, por gjuhën e ka brisk kundër kujtdo që i shan Goranin!!!
“Mesjetarë” qenkan të gjithë ata që se duan Goranin. Kurse Gorani dhe muzika e tij tribale qenka moderne. Ka pirë ky apo bën vetë?! E mban dhe veten për artist… Po mirë, le ta zëmë se ashtu jemi, pra mesjetarë, po zotëria e Tij çfarë është? Kryeministri i mesjetarëve?! Dakord pra, më mirë mesjetar se tru shpërlarë. Leshi i bardhë i fytyrës nuk e mbulon dot faqen e zezë, or jo”!