Ylli Manjani flet për manipulimin e Zgjedhjeve dhe plas deklaratën e fortë…

0
284
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ylli Manjani, në llogarinë  e tij në Facebook, ka shprehur edhe një herë mendimin lidhur me padrejtësitë që janë bërë në Zgjedhje.

Postimi:

“107 000 votat e LSI janë pa asnjë dyshim më të papërfaqësuarat në Parlamentin e ardhshëm. Duhet të përfaqësoheshin nga 10 deputetë, në fakt përfaqësohen nga 4. E padrejtë sa më ska!

Por drejtuesit e LSI duhet të lexojnë drejt vullnetin e atyre 107 000 votuesve, para se të kërkojnë arsye përse nuk pati më shumë votues sesa kaq. Keqleximi i vullnetit të votuesit është premisë për ta thelluar gabimin.  Qartësisht 107 000 votues u paraqitën për të votuar LSI, me idenë që rregjimi duhet të bjerë. Nëse nuk ra, kjo nuk ndodhi për shkak të tyre, por të gabimeve euforike të drejtuesve. Fatal ishte rrefuzimi i listës së përbashkët.

Të kupohemi, nuk i kërkoj dorëheqje askujt. S’kam as interes e as motiv ta kërkoj. Por po lexoj faktet. Teza që “meqë nuk hymë në zgjedhje lokale u ndëshkuam” është justifikim i hidhur. Dmth po pranojnë se duhet pushtet për të fituar vota!!!

Bravo! Fiks këtë akuzë i formulojnë Ramës… Nga ana tjetër, po të ishte kështu, PD duhet të kishte rrjedhje katastrofike votash. Në fakt ajo pati ngritje, pa asnjë gram pushteti. Asëll, asëll edhe në atë pak pushtet lokal që i mbeti në tavolinë në Shkodër, PD nuk performoi aq mirë sa ç’pritej.  Pra po të duash të bësh politikë votohesh më shumë dhe më ndershmërisht sesa kur josh votën me pushtet.  Ndaj duhet pak ftohtësi e arsyetim i shëndetshëm, jo reagim nervoz. Mbi të gjitha LSI duhet të respektojë ato 107 000 votues.  Gjykoj se ata janë pjesë e rrezistencës, jo inatit me të”, shkruan Manjani.

 

Zjarr Tv Ad