Ylli Manjani flet për vaksinimin e personaliteteve dhe habit me atë që thotë…

0
318
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me vaksinimin e personaliteteve, ku shprehet se; nuk kam asgjë personale, e vlerësoj, por sipas tij, qeveria po jep ushqim, banesë, vaksinë jashtë radhe, ndërsa për ne të tjerët nuk ka. Gjithashtu, Manjani shprehet se; fjalori politik që përdorin, ka ngelur që prej komunizmit.

Postimi:

Sipas fjalorit politik shqip-shqip:

“Personalitet”- është personi që qeveria i jep ushqim, banesë, autorizim për televizor ose vaksinë jashtë radhe, kur për të tjerët nuk ka.

Po sipas këtij fjalori:

“Legen”- është personaliteti me të cilin qeveria lan duart para njerëzve.

*****

Asgjë personale. Kam shumë respekt për të vaksinuarit jashtë radhe, por fjalori politik që ka ngelë që prej komunizmit i ka këto kuptime, kështu ka shkruar Ylli Manjani.

Zjarr Tv Ad