Ylli Manjani i jep mesazhin e fortë Lulzim Bashës: Vetëm nëse rri aty e bën dërr-dërr kot nuk i shpëton dot dualizmit

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Manjani tha se Basha ka ende kohë për të treguar nëse vërtetë e merr përsipër përgjegjësinë që deklaron.

Komenti i Manjanit:

“Kam përgjegjësi që kam lejuar dualizmin (me Berishën dmth)”- thotë Luli. E lemë mënjanë vërtetësinë e kësaj deklarate, por nëse vërtetë ndjen përgjegjësi ka një zgjidhje:
Të largohet dhe të hyjë në garë për t’u rizgjedhur si kryetar. Të konkurojë ndershmërisht me idenë, alternativën dhe grupin e tij. Po fitoi e gëzoftë dhe shpëtpn nga dualizmi. Në fakt edhe po nuk fitoi prap PD shpëton nga dualizmi. Vetëm nëse rri aty e bën dërr-dërr kot nuk i shpëton dot as dualizmit e as katastrofës politike dhe elektorale të vetes dhe PD. Për  pasojë nuk i shpëton dot as shkarkimit statutor që mund ti bëjë Kuvendi i PD. Ndaj ka ende kohë për të treguar nëse vërtetë e merr përsipër përgjegjësinë që deklaron. Përndryshe thjesht gënjen si gjithmonë…”-shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad