Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar të mërkurën për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s, duke theksuar se kryeministri Rama e injoroi apelin euroatlantik, për të ndaluar emërimin e shefes së këtij institucioni.
Postimi i plote
“Doni më prova për të kuptuar se kush nuk i pyet fare ambasadorët e huaj?!
Po kur i thonë “aleatët tanë”? Hahahahahahahahahahah
Ai as i ka pyetur ndonjëherë e as ka ndërmend ta bëjë. Dhe zotin ja luan, me thënë të drejtën!
Ai thjesht i përdor ata, ambasadorët pra, që nuk rreshtin së bëri zëdhënien e atij që nuk i pyet…
Jo vetëm nuk i pyet, por i shpall dhe fajtor për të gjitha dështimet e veta ndaj vendit që qeveris. Presidentin e Amerikës e quajti “turp i njerëzimit” madje…
Nuk kam asnjë surprizë, por thjesht desha tu sjell në vemendje atyre trutharëve që besojnë se ambasadorët kanë çdo gjë në dorë në këtë vend…
Tjetër kush i ka frerët e kërij vendi në dorë. Merruni me të po deshët të merreni. Përdryshe, mos na hapni barkun me aleatë e ambasadorë!
Nuk qeveriset asnjë vend në këtë rruzull nga ambasadorët. Asnjë! Dhe Shqipëria nuk është përjashtim.
Ndërkohë Armela ta gëzojë detyrën e re që ja dha sot parlamenti monist, të cilin e kemi peshqesh edhe nga ambasadorët…