Ylli Manjani: Kemi një pushtet që emëron opozitën për inat të votës

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani:

Çdo vend me një minimum normaliteti, krizat politike i zgjidh me votë kudo në Europë votohet, ku edhe në Ballkan votohet popullsia, grupet politike e sociale votojnë për të zgjidhur një krizë vendimmarrëse.

Votohet në Bosnje, Kosovë, Maqedoni, në BE po e po. Votohet dhe zgjidhet çdo krizë që nuk e zgjidhin dot përfaqësuesit e zgjedhur. Kjo është rutina e çdo demokracie. Vota është esenca e demokracisë. Dita e votimit është bekim. Është shpresë. Qejf. Atmosferë e këndshme gjithandej.

Në Shqipëri të përmendësh votën është thirrje për sfid. Të shkon mendja të ruhesh. (Le pastaj po të lexosh edhe thirrjet e ambasadës për të mos u afruar eventeve të tilla). Kur përmendet vota mendja të shkon tek gazi lotsjellës, druri që ha, kunërpërgjigjet  që shperthen gjithandej. Lajmet që buçasin sikur po vjen fundi i botës. Bah, çfarë terrori! Zgjedhjet e parakohshme janë qartësisht sfida.

Votimet nëpër parti janë njësoj. Vota e parakohshme quhet sfi*dë e pastër. Krijohen skalione, barriera, blinda. Armatosen palët. Shtohen mercenarët. Përplasen njerëzit. Ironikisht partia ku ndodhin këto ngjarje quhet demokratike!!! Partia tjetër që ka harruar si votohet, trashet duke u vetëquajtur socialiste. Sociale posi!!! Sociale pa votën e shoqërisë… Sundon rehat, ç’i duhet vota!?

Ama, të gjitha partitë shqiptare që elem*inojn votën janë me Amerikën. Ose janë amerikane…!!! Si përfundim demokracia është ende diktat midis nesh. Mbi lirinë ngjan më shumë si eksitim kolektiv… Ai që votohet ndjehet pronar i çdo gjëje. Kush kërkon rivotim është armik dhe duhet eleminuar. E kështu cikli përsëritet…

Fundi i historisë është: Kemi një opozitë që e ruan pushteti me bodyguardë dhe një pushtet që sundon me pantallona të shkurta i pa shqetësuar nga asgjë. Një pushtet që emëron opozitën për inat të votës!!!! Nëse nuk pranojmë votën si themel të demokracisë, nuk kemi fare lidhje me demokracinë.

Zjarr Tv Ad