Ylli Manjani komenton listat e kandidatëve dhe zbulon mesazhet e fshehta…

0
1224
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar sërish listat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Manjanit, përtej emrave këto lista dhanë disa mesazhe të rëndësishme për vendin tonë.

Postimi:

“Përtej emrave të përveçëm janë edhe disa mesazhe që u dhanë:

  1. Reforma në drejtësi nuk është më krenari, por havale. Vendosja e Fatmir Xhafës në fund të listës e tregon këtë gjë.
  2. Biznesi politik me kufinjtë e Kosovës ishte serioz. Largimi i Ditmir Bushatit nga listat është prova.
  3. Të jesh socialist në PS nuk është më një gjë normale. Socialistët janë të dënuar të mbajnë me vota parinë e partisë.
  4. Baballarët politikë nuk vlersohen njësoj. Berisha vlerësohet prap për kontributin në politikë. Nano mbeti thjesht këshlltar.
  5. Kontributi politik nuk është kusht për karrierë në politikë. Përkundrazi sa më pak të konsumosh kohë e fjalë, aq më shumë preferohesh nga udhëheqësit. Ka plot emra në PS e PD me kontribute të dukshme që u lanë jashtë.
  6. Ka edhe raste kur pavarësisht moshës merr kostot e plakut. Majko është rasti…”.
Zjarr Tv Ad