Ylli Manjani lëshon deklaratën e papritur për pavlefshmëritë në Zgjedhje…

0
150
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është mblidhur sot në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për integrim, për qarkun e Durrësit. Aleanca PD-AN, ka kërkuar rivotim në të gjithë qarkun duke shpallur të pavlfeshme zgjedhjet aktuale, ndërsa LSI-ja kërkon rinumërim të votave.

Lidhur më këtë, avokati Ylli Manjani, ka bërë një koment, ku thotë se ky proces ankimor, që PD dhe LSI vijojnë në KQZ nuk ka shumë hije. “PD është pa kryetar. Dmth në garë të brendshme për kryetar. LSI e ka kryetaren në Amerikë. Bën selfie atje..”, – shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit:

“Nuk e di po ky proçesi ankimor, që PD dhe LSI vijojnë në KQZ, sikur nuk ka shumë hije. PD është pa kryetar. Dmth në garë të brendshme për kryetar. LSI e ka kryetaren në Amerikë. Bën selfie atje.. Si mund ti lexojë ankesat e këtyre partive KQZ në këto kushte?! Zgjedhjet nuk janë punë avokatësh, sado të zotë qofshin këto të fundit. Nejse, kështu më duket mua…” – shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad