Ylli Manjani: Mjerë kë që e çon halli në Gjykatë, se me ligjet e reja antikushtetuese, Gjykatën e Lartë jo Delina, Soros e Kim, po as Zoti n’qiell nuk ka ç’i bën. Kjo është reforma e deformuar në realitet, pa konspiracion dhe pa teori, kush ha bar e kush pi mall, përsëri fajin e ka Berisha…

0
1874
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i mbrojtjes, Ylli Manjani, është shumë aktiv kur vjen fjala për ngjarjet që ndodhin në vendin tonë, edhe kësaj here Manjani ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku shkruan; “Që vërtetë të mos hamë e pimë bar…Përtej konspiracionit Soros, East-Ëest institute, Delina-KLGJ duhet të kuptojmë realisht çfarë është problemi i Gjykatës së Lartë. Prej vitesh është bërë një stok prej rreth 40 000 çështjesh që presin të gjykohen nga kjo gjykatë. Vettingu në mënyrën më absurde i vuri drynin kësaj gjykate prej gati 3 vitesh”.

Postimi:

Që vërtetë të mos hamë e pimë bar.. Përtej konspiracionit Soros, East-West institute, Delina-KLGJ duhet të kuptojmë realisht çfarë është problemi i Gjykatës së Lartë. Prej vitesh është bërë një stok prej rreth 40 000 çështjesh që presin të gjykohen nga kjo gjykatë. Vettingu në mënyrën më absurde i vuri drynin kësaj gjykate prej gati 3 vitesh. Aktualisht gjykata ka rifilluar punë, por nga 19 gjyqtarë janë ende vetëm 9 të emëruar. Pra asnjë shpresë për të reduktuar stokun me çështje të vjetra. Përkundrazi ky stok vetëm shtohet. Në këtë situatë ndihma Amerikane paguan një grup juristësh që sjanë as gjykatës e as ndihmës që të ndihmojnë gjyqtarët të gjykojnë shpejt. Deri tani asnjë eficencë nuk është vënë re. Juristët e rinj paguhen pak (50 000/muaj), janë pa asnjë përvojë, nuk kanë asnjë tagër ligjore të analizojnë dosjet dhe janë totalisht të keqorganizuar. Ata thjesht kopjojnë inventarin e dosjes që e bën rutinë sekretaria gjyqesore…

Pesë me hiç!

Por nuk është ky problemi. Rreth 3 muaj më parë parlamenti monist miratoi ndryshimet në kodet e procedurave, sipas të cilave Gjykata e Lartë tashmë shndërrohet në një gjykatë fakti. Pra ajo ka të drejtë të gjykojë në themel çështjet që i shkojnë për gjykim. Për ta kuptuar më thjeshtë, sipas Kushtetutës roli i Gjykatës së Lartë është të Njësojë dhe Unifikojë praktikën gjyqesore. Këtë detyrë ajo nuk e bën duke gjykuar prova e fakte, por duke interpretuar ligjin në mënyrë të tillë që gjykatat ti trajtojnë rastet njësoj. Mirepo parlamenti mendon se është mbi Kushtetutën dhe ka ridizenjuar një Gjykatë të Lartë edhe më me shumë kompetenca sesa Gjykata “e korruptuar” që u shkri!!!

Sigurisht i gjithë ky deformim ndodhi edhe me mbështetjen e ndihmës amerikane dhe të zonjës Kim. Në këto kushte jo vetëm që nuk ka shans të ulet numri i çështjeve të pa gjykuara, por do shtohet. Kështu Gjykata e Lartë do vijojë të jetë jashtë funksionit normal për shkak mbingarkese, edhe sikur të jenë emëruar të 19 gjykatësit!!! Jashtë funksionit Kushtetuese po e po. Ndoshta po të kishte një trupë gjykatësish prej të paktën 70 vetësh dhe rreth 140 ndihmës ligjorë (jo juristë pa emër si këto të east west), si dhe shfuqizuar ndryshimet antikushtetuese, mund të ketë një shpresë. Por gjykatë të lartë me kaq personel nuk ka asnjë në rruzull! Veçanërisht me ligjet e reja antikushtetuese, Gjykatën e Lartë jo Delina, Soros e Kim po as zoti n’qiell nuk ka ç’i bën. Mjere kë që e çon halli në gjykatë! Kjo është reforma e deformuar në realitet. Pa konspiracion e pa teori koti kush ha bar e kush pi mall…

#fajineKaBerisha

 

Zjarr Tv Ad