Ylli Manjani: Mos i drejtoni gishtin njëri-tjetrit, por bëni analizë më të thellë, prandaj kemi kontrata koncensioni të disfavorshme për shtetin…

0
243
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, sa u përket ngjarjeve të fundit që po ndodhin në Shqipëri, ku shkruan; “Përtej debatit mes anëve politike, humbja e çështjeve në arbitrazh ndërkombëtar meriton një analizë më të thellë sesa drejtimi i gishtit ndaj njëri-tjetrit.

Nuk është as thjesht çështje e firmave të avokatisë”. Për Manjanin, duhet kërkuar më thellë përgjigja, sepse humbja e çështjeve në arbitrazh ndërkombëtar, meriton një analizë më të detajuar, se drejtimi i gishtit ndaj njëri-tjetrit.

Postimi:

“Përtej debatit mes anëve politike, humbja e çështjeve në arbitrazh ndërkombëtar meriton një analizë më të thellë sesa drejtimi i gishtit ndaj njëri-tjetrit. Nuk është as thjesht çështje e firmave të avokatisë.  As qeveritë e as avokatët e çështjeve nuk deshën e as duan të humbin gjyqet. Kështu që përgjigja e pyetjes “përse humbet gjyqet”, duhet kërkuar më thellë. Pikpamja ime ka qenë dhe mbetet se origjina e problemit duhet kërkuar në dy momente kryesore: Së pari, a është koncensioni me ofertë të pa kërkuar zgjidhja më e mirë e menaxhimit të punëve publike? Së dyti, a jemi ne të gatshëm dhe me kapacitete të mjaftueshme që të negociojmë, lidhim dhe monitorojmë kontrata koncensioni të drejta për interesin publik? Mendoj se përgjigja e të dyja pyetjeve është negative.  Prandaj kemi kontrata koncensioni të disfavorshme për shtetin. Kemi kontrata që e vendosin gjithnjë shtetin dhe interesin publik në rrezik. Ndaj dhe gjyqet humben. Përjashtim nga ky arsyetim bën vetëm rasti i Bechettin në çështjen Agon Channel. Ky ishte dhe mbetet rast i veçantë…”.

Zjarr Tv Ad