Ylli Manjani: Oerd Bylykbashi është nga ekspertët më të mirë të Legjislacionit Zgjedhor që kemi, është demokrat në gen, mirëpo Partia e Lulit nuk ka nevojë për dije dhe ekspertizë…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani:

Oerd Bylykbashi është nga ekspertët më të mirë të legjislacionit zgjedhor që kemi. Edhe diplomën universitare e mbrojti me një temë mbi sistemet zgjedhore. Eksploroi me pasion një temë që juristët nuk e njihnin fare. Fakulteti i Drejtësisë jo e jo.

Prej më shumë se 20 vitesh Oerdi është kontribues aktiv e legjislacionit zgjedhor. Në fillim në prezencën e OSBE e në vijim në Parlament. Është demokrat në gen. Simpatizant e më pas anëtar i PD që kur Luli nuk dihej a ekzistonte.

Mund të mos jesh dakord me bindjet e Tij, por që është ekspert dhe me kontribute në këtë fushë nuk e mohon dot. Mund t’i thuash pa frikë se është më shumë se ç’duhet ekspert, por jo se nuk është fare.

Mirëpo partia e Lulit nuk ka nevojë për dije dhe ekspertizë. Ndaj dhe kanë luks të largojnë një kontribues dhe ekspert nga reforma zgjedhore… Luli vetë, eksperti i humbjeve kronike të zgjedhjeve, të përjashton edhe nga opozita. Ec e jepi pushtet këtij! Siç kemi thënë, shyqyr që nuk fitoi!

Zjarr Tv Ad