Ylli Manjani/ Për ju trutharë të Ralf Hajdarit…

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një shënim në facebook, ka ironizuar idenë e artikuluar nga zëdhënia qeveritare për ta bërë reformën zgjedhore me ata që ai quan trutharët Ralf, Hajdari and co…

‘Teza e re që artikulohet nga zëdhënia qeveritare është:

Amerikanët duan të zëvendësojnë opozitën legjitime me opozitën e re, me të që është në parlament.

Për këtë qëllim Rama do bëjë një reformë zgjedhore me opozitën e re, pra me Ralf, Hajdari &co…

Kjo tezë trutharësh nuk meriton vemendje, por për fat të keq artikulohet nga njerëz që marrin hapësirë mediatike.

Le të ngremë disa pyetje për ta zbërthyer më mirë:

1. Ja ta zëmë se e bënë edhe reformën zgjedhore, si do shfaroset opozita ekzistuese legjitime?! Me Kod zgjedhor?! Po votat e të paktën gjysmës së votuesve si do ti shfarosë ky kodi?!

2. Vërtetë trutharët mendojnë se ata që luajnë rolin e opozitës në atë pisllëk parlament vlejnë ndonjë votë?! Ndonjë lek nga qeveria edhe vlejnë, por votë jo.

3. Ja ta zëmë se u shfaros nga faqa e dheut opozita, a u zgjidh problemi i Shqipërisë?! Deri më sot kishim mësuar që problemi gjithnjë është qeveria, por trutharëve ju del opozita….

Fundi i kësaj historie është krejt i thjeshtë: si të duan ta bëjnë ligjin, ku të duan ti numërojnë votat, sa të duan polic e gaz lotsjellës të hedhin, ti mbledhin të gjithë të fortët e rajonit po të duan, kur të duan ta lenë datën e zgjedhjeve, pikërisht atë ditë janë të mbaruar!

Janë të mbaruar rilindasit dhe opozitarucët e tyre FAKE!’

Zjarr Tv Ad