Ylli Manjani për Olta Xhaçkën: Qesharake, vendet e tjera të NATOS ndoshta nuk e kanë mirë me Ambasadën Amerikane, apo nuk janë anëtarë të Open Ballkanit?!

0
2725
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në Facebook, lidhur me çështjen e afganëve, ku Ministrja Olta Xhaçka shprehet se; Nëse mbështet Shqipëri, përse nuk mbështesin vendet e tjera të NATOS.

Postimi:

“Nëse e bën Shqipëria, përse jo vendet e tjera?”- pyet Olta Xhaçka në reagimin e Saj për heroizmin që po presin Afganë. Kuptohet ky është reagim zyrtar i diktuar nga Megalomani.

Por, vërtetë Olta, përse nuk e bëjnë këtë gjë vendet e tjera të NATOS?! Si thua ti?

Mos ndoshta ngaqë nuk e kanë mirë me Ambasadën Amerikane?! Apo nuk janë anëtarë të Open Ballkanit?! Qesharakë pa fund”!

Zjarr Tv Ad