Lidhur me videon, që po qarkullon dy ditët e fundit në rrjetet sociale, ku zyrtarë të qeverisë, shfaqen duke drekuar në një restorant luksoz në Dubai, ka reaguar edhe ish-ministri Ylli Manjani.
Ish-ministri, shkruan se; mirë bëjnë që shkojnë në restorant të shtrenjtë, kur ua mban xhepi, por ai dënon mënyrën sesi po mundohet të manipulohet sipas tij, kjo papërgjegjshmëri.
Postimi i plotë:
“Pa dyshim argumenti “faturë e kripur” për kripën e Nusretit qëndron. Jo vetëm për mjedisin tonë ku varfëria është e lartë. Ku argument ishte i fortë edhe Gjermani, në janarin e vitit 2019, kur Frank Ribery u shfaq në të njëjtin restorant.
Në kushtet tona pyetjet shtohen, kur Kryeministri thotë se “darkën e paguan ftuesit me të cilët po negociojnë për investime”.
Vërtetë?!
Ç’na qenkan këto investitorë që na thërrasin në vendin e tyre dhe na paguakan darka super të shtrenjta?!
Investitorët zakonisht i fton qeveria, se ajo ka nevojë. Kjo e fundit paguan shpenzimet e mikpritjes. Ky është rregulli.
Ka edhe banka që kur duan të shesin kredi të ftojnë, por nuk të çojnë te Nusreti. Të ftojnë në bisedime, të ofrojnë dhe ushqim. Në rast suksesi edhe një restorant të mirë. Por jo si i Nusretit. Nuk na ka qëlluar ndonjë bankë e tillë deri më sot!
Pra nuk duket si histori investimesh kjo gjë. Qartësisht është punë qejfi, për të cilin paguhet sipas xhepit. Në këtë pikë nuk shoh ndonjë gjë të keqe. Kujt ja mban xhepi mund të hajë edhe tek Nusreti…
Problemi fillon te justifikimet.
Justifikohet si kalama i kapur në faj Kryeministri, por nuk arrin të mbulojë dot PAPËRGJESHMËRINË e vet dhe të zyrtarëve të qeverisë së Tij.
Dakord që ua mban xhepi atë qejf, por përse duhet të shesin pordhë në publik bash në kohën kur vendi gjendet në një fatkeqsi tjetër natyrore?!
Ha mish mor qerrata, po mos shit pordhë!
Ja, këtë papërgjegjshmëri nuk e mbulojnë dot!
Po që duan dhe mandat të përjetshëm qeverisës?!!!”, – kështu ka shkruar Ylli Manjani.