Ylli Manjani reagon për shkarkimin e Voltana Ademit: T’a marrin dhe t’i pijnë lëngun, kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi…

0
224
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me shkarkimin e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive.

Postimi i Manjanit:

“Dmth, ajo Shoqata e Bashkive në kushtet e monizmit nuk i duhet as dreqit.

Se kush është emri i monistit që e drejton, ska asnjë rëndësi. Të vetmen rëndësi që ka, dmth kishte, është ndjekja deri në fund e padisë në Gjykatën Kushtetuese. Detyrë të cilën shoqata e kreu dhe nuk ka se si ta zhbëjë, sepse e ka në dorë vetë gjykata tashmë.

Pra me pak fjalë Gjykata duhet të shqyrtojë ligjshmërinë e atyre të votuarve lokalë, që dje bënë lajme se morën shoqatën.

Shoqatën ta marrin e ti pijnë lëngun, se ska më asnjë interes. Që ajo, shoqata pra, do rrisë demokracionë lokale është fiksion dhe totalisht qesharake në këto kushte”, shkruan Manjani.

 

Zjarr Tv Ad