Ylli Manjani reagon për vizitën e presidentit turk Erdogan, ‘thumbon’ Spiropalin

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Ylli Manjani ka reaguar lidhur me vizitën e Erdogan në Shqipëri. “Edhe historia na rrëfen se turqit erdhën në trojet tona sapo vdiq Skënderbeu”, shkruan Manjani teksa shton se nuk sheh mospërputhje të vizitës së Erdogan me simbolikën e ditës së vdekjes së Skënderbeut.

Reagimi i Manjanit:

“Unë nuk shoh ndonjë mospërputhje të vizitës së Erdogan me simbolikën e ditës së vdekjes së Skënderbeut, me thënë të drejtën. Edhe historia na rrëfen se Turqit erdhën në trojet tona sapo vdiq Skënderbeu.

Turqit erdhën e vijnë sepse nuk është më Skëndërbeu. Kjo është llogjika. Kështu që asgjë ndyshe nga sa ka ndodhur atëhere, po ndodh dhe sot. Të na falë Elisa, po Skëndërbeu nuk jeton më…”-shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad