Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me vendimin e Sebastian Kurz, për të mos strehuar afganë. “Le pastaj t’i shkojë mendja të bëjë show me homologun e zonjës Kim në Vienë… pu pu pu pu… e paimagjinueshme!”, shprehet Manjani duke thumbuar Ramën.
Postimi i Manjanit:
“Ky zotnia që drejton Austrinë thotë që “Nuk pranon asnjë Afganas. Kaq sa kemi pranuar në vite, kanë probleme me integrimin në shoqërinë Austriake”… E pra në Austri ka edhe bukë edhe kripë. Biles ka edhe mish, verë, salsiçe e birrë. Ka shkolla e spitale të mrekullueshme. Ka strehim dinjitoz dhe mundësi të jashtëzakonshme integrimi, pa qenë nevoja të zërë fjetinat e studentëve. Pa përmemdur artin e muzikën që ky vend e ka nga më e mira. Zemër të madhe sa më ska!
E megjithatë nuk kërcen hiç si gjel duke kakarisur se ka “bukë e kripë” edhe për Afganë. Le pastaj t’i shkojë mendja të bëjë show me homologun e zonjës Kim në Vienë… pu pu pu pu… e paimagjinueshme!”, ka shkruar Manjani.