Ylli Manjani: Suksese kongresit të hashashit!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Përveç farsës politike me konsultim publik.

Përveç poshtërsisë morale ndaj atyre që dhanë jetën kundër kësaj.

Përveç talljes me ata që u dënuan për këtë lloj pune.

Çështja e canabis është edhe analizë ekonomike.

Vërtetë sigurohen aq shumë të ardhura nga kanabis legal sa ç’pretendohet?!

Me ç’dimë, në Maqedoni janë 38 kompani të liçensuara që sot i kanë magazinat plot se nuk kanë ku ta shesin mallin. Arsyeja është se perëndimi po e ka legalizuar ose po e legalizon vetë këtë gjë.

Ç’e bën qeverinë tonë që të mendojë të orientojë bisnese e investime në një fushë tashmë të saturuar në treg?!

Po pse mo ska gjë tjetër për të mbjellur, prodhuar e shitur?! Vetëm mall ditkemi të bëjm ne?!

Nëse tani në kulmin e krizës ushqimore nuk orientojmë paratë drejt fermave ushqimore por drejt hashashit, kjo është më shumë sesa paaftësi.

Pffff. Nuk e di, po si muhabet kot më duket…

pordhë syfyri i thonë kësaj pune.

Nejse, suksese kongresit të hashashit!

Zjarr Tv Ad