Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se në 4 ditët e fundit, ka marrë 3 telefonata nga numra të panjohur, të cilët e kanë në kuadër të tre sondazheve elektorale.
“2 prej tyre më thanë “ne nuk e dimë kush është kompania”.!!! Sigurisht këtu i ndërpreva komuminikimet e mëtejshme. E treta më tha një emër kompanie, që nuk më thoshte asgjë. Përkundrazi më ngjau si emër vaksine”,- shkruan Manjani.
Më tej, avokati tregon si bëhen sondazhet parazgjedhore teksa bën dhe një deklaratë të fortë. “Kam dëgjuar se intervistuesit kontrollohen nga dy duar/kompani të lidhura me pushtetin, që e ofrojnë këtë shërbim për të gjitha kompanitë me emër që paraqesin sondazhe në tv. Por le të themi që i kam me të dëgjuar. Kurse tre telefonatat që ju përshkrova i kam të jetuara”, – shkruan Manjani.
Postimi i Manjanit:
“Në 4 ditët e fundit kam marrë 3 telefonata nga numra të panjohur. Të tre telefonatat ishin pyetje në kuadër të tre sondazheve elektorale.
Qartësisht telefonuesit ishin punonjës të kontraktuar që nuk kishin informacion për sondazhin që po bënin. Thjesht fillojnë të të pyesin me pyetje që ua kanë shkruar.
Të treve që më telefonuan i pyeta se për cilën kompani po e bëni këtë sondazh?
2 prej tyre më thanë “ne nuk e dimë kush është kompania”.!!! Sigurisht këtu i ndërpreva komuminikimet e mëtejshme.
E treta më tha një emër kompanie, që nuk më thoshte asgjë. Përkundrazi më ngjau si emër vaksine.
Bëra sikur e pranova dhe vijova ti përgjigjem. Në mes të bisedës e pyeta: tek cili televizion jepet ky sondazh?
Mu përgjigj “nuk e di”!
Edhe unë i thashë: tek pyetja kush fiton, shkruaj NUK E DI. Dhe ndërpreva bisedën…
Me siguri tek ai sondazh unë dal i pavendosur…
Këto janë sondazhet, që presupozohet ti besojmë dhe ca më tepër edhe ti komentojmë nëpër studio televizionesh.
Jam dëgjuar dhe histori të tjera për formularë që mbushen sipas qejfit dhe për lojra me samples ( përzgjedhja e njerëzve që pyeten) etj. Kam dëgjuar se intervistuesit kontrollohen nga dy duar/kompani të lidhura me pushtetin, që e ofrojnë këtë shërbim për të gjitha kompanitë me emër që paraqesin sondazhe në tv.
Por le të themi që i kam me të dëgjuar.
Kurse tre telefonatat që ju përshkrova i kam të jetuara.” – ka shkruar Manjani.