Ylli Manjani:E majta dhe e djathta qesharake deri në neveri

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Ylli Manjani ka sulmuar politikën shqipatre, pasi është shprehur se e majta dhe e djathta janë qesharakë deri në neveri.

Sipas tij, të dyja palët sulmojnë individin, lirinë e dinjitetin, ndërsa nuk njohin e as tentojnë të ndërtojnë një shtet jo partiak.

“E majta dhe e djathta në politikën tonë janë karikaturë.

Qesharakë deri në neveri.

Medemek e djathta sulmon me bukë në trastë kapitalin, bisnesin, pronën e familjen…

Medemek e majta sulmon ashpër punën, drejtësinë e barazinë sociale, të përbashktën…

Të dy palët sulmojnë individin, lirinë e dinjitetin. Janë të garë se kush dhunon më shumë demokracinë.

Të gjithë nuk njohin e as tentojnë të ndërtojnë një shtet jo partiak.

Nga kjo pikpamje, nuk e di a jemi në krizë politike apo nuk ndërtuam kurrë politikën e duhur”, shkruan Ylli Manjani.

Zjarr Tv Ad