Ylli Ndroqi nuk humb kohë, dërgon dosjen në SHBA dhe kërkon të rishikohen sanksionet ndaj tij

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni Ylli Ndroqi thotë se ka paraqitur kërkesën me shkrim pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së, ku kërkon rishikimin e vendimit të renditjes së tij në listën e të sanksionuarve. Dokumentet janë paraqitur këtë të martë bashkë me argumentet përkatëse.

“Vlerësoj me rëndësi të sqaroj publikun se sipas legjislacionit amerikan vendosja e emrit në këtë listë është e rishikueshme dhe nuk ka të bëjë me asnjë nga rastet e mëparshme në Shqipëri. Shpreh besimin që ky vendim do të rishikohet dhe emri do të hiqet nga kjo listë” u shpreh Ndroqi ditë më parë kur u sanksionua nga SHBA.

Atë që deklaroi ditë më parë, biznesmeni Ylli Ndroqi e ka bërë sot duke dërguar dosjen në Amerikë. Presidenti i Ora Neës zotohet që të informojë publikun për ecurinë e këtij procesi dhe thotë se materiali është dorëzuar konform kërkesave dhe procedurave të parashikuara nga Departamenti i Thesarit në Amerikë.

Në kërkesën e tij, biznesmeni Ndroqi:

Kundërshtoi kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Kërkoi që të respektohej e drejta e tij që të ballafaqohet me elementët e dosjes.

Informoi Departamentin e Thesarit të SHBA-së për gatishmërinë e tij për një seancë dëgjimore.

Dokumentoi me prova të pakundërshtueshme shkeljet ligjore dhe falsifikimet e kryera ndaj tij në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad