Ylli portugez një garanci suksesi

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si rrallë herë C.Ronaldo nuk firmosi në një finale por gjithsesi Portugalia arriti deri këtu falë dhe “tripletës” së tij në sfidën kundër Zvicrës. Pas suksesit në “Euro2016”, Ronaldo ngre në qell një tjetër trofe me fanellën e përfaqësueses, Ligën e Kombeve, ndërsa numrat dhe troftë për të shkojnë përtej logjikës, ky ishte i 30 në 17 vite karrierë.

Suksesi i parë për Ronaldon daton 17 vite më parë teksa me Sporting Lisbona fitoi Superkupën e Portugalisë. Transferimi i tij në Premier League e shndërroi Ronaldon në një makineri suksesi: 3 tituj kampion në Premier League, 2 Kupa Anglie, 2 Kupa Lige, 2 Community Shield, një Champions League, 1 Botëror për Klube, dhe 1 “Top të Artë”, i parë për të në karrierë.

Fama e tij arriti kulmin me transferim te Real Madrid: 2 Kupa Mbreti, 2 La Liga, 2 Superkupa në Spanjë, 3 Botëror për Klube, 2 Superkupa europe dhe mbi të gjitha 4 Champions League, 3 radhazi. Në mesin e këtyre suksese me Realin kemi dhe 1 titull kampion Europe me Portugalinë dhe 4 “Topa të Artë”.

Ky nuk është aspak fundi i një ciki të mbushur me trofe, transferimi i tij në Serie A solli dhe një Superkupë të Italisë dhe një titull kampion në Serie A.

Titulli i fundit ishte pikërisht Liga e Kombeve, për herë të parë në historinë e këtij turneu fitues shpallet Ronaldo me Portugalinë.

Zjarr Tv Ad