Mbrëmjen e djeshme, Ylli Rakipi ka intervistuar Nasip Naçon, kandidatin e PS-së në Berat, i cili bëri një kalim mjaft të bujshëm nga LSI, drejt Partisë së Edi Ramës.
Gjatë intervistës në emisionin “Të Paekspozuarit”, Rakipi paraqiti disa deklarata të Naços përpara kalimit në PS, nga mendimet për lidershipin e LSI-së, tek oligarkët dhe lënie e mandateve. Për të gjitha këto, tashmë Nasip Naço ka ndryshuar mendim.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Pse thoni që është PS parti progresiste?
Naço: Konteksti është shkëputja nga LSI si parti vasale. Ka bërë eksperimente të dështuara. Nëse kërkonte Basha diçka ne duhet ti bindeshim…
Rakipi: Ju në një parti vasale keni punuar pra. Herë me PS, herë me PD. Kjo parti lidhje vasaliteti ka qenë, ose më saktë ka qenë king-maker, ka përcaktuar qeverisjen. Po të pyes, ju thoni parti progresiste është PS. Përse është progresiste?
Nasip Naço: E majta dhe e djathta qeverisin vendin.
Rakipi: Pse është progresiste PS?
Naço: Të nxjerr kuptimin e fjalës. Në një moment që 15 vjet eksperiencë politike, siç kam dhënë dhe kam marrrë… Kur të merr inat kryetari të fshihen kontributet. Nuk është kështu Partia Socialiste. Kjo forcë ti njeh kontributet. Nuk bën ekspertimente. Mund të gabojë në qeverisje por ka në rradhët e saj intelektualë të shkëlqyer…
Rakipi: Ndjekim sinkronin. Në shkurt 2020, thoni për oligarkët, që qeveria ka punuar për oligarkët dhe jo për njerëzit. Tani thoni gjë tjetër.
Naco: Përqëndrimi në një dorë, ka të bëjë me buxhetin.
Rakipi: Ajo është një fjalë që ju e thoni pak më përpara, në shkurt 2020. Thoni oligarkët na shqyen. Tani thoni nuk janë oligarkët në qeveri. Si u bë tani kjo Parti progresiste, PS-ja?
Naco: Për sa kohë çështjet janë politike… Artikujt e shportës do të doja të ishin 5%.
Rakipi: Po flasim për oligarkët dhe fjalën progresiste. Mos ju kanë thënë, thuaj fjalën progresiste dhe të marrin më qafë keta o Nasip.
Naço: Nëse ka probleme zbatimi i ligjit, do të shihet. Kryeministri do të hyjë në fushatë, do të votohet apo jo i takon qytetarëve. Përqëndrimi në një dorë ka të bëjë me zbatimin e ligjit, është çështje e institucioneve dhe jo politike.
Rakipi: Zoti Naço keni qenë ju dakord me lënien e mandateve?
Naço: Jo.
Rakipi. Të ndjekim sinkronin… Pra ju keni qenë dakord me lënien e mandative. Tani thoni nuk jeni. Politikanët digjen kur nuk janë koseguent.
Nasip Naço: Ky është qëndrimi im.
Rakipi: Atëherë ju thoni kam ndryshuar qëndrim.
Nasip Naço: Dorëzimi i mandateve, por të mos e dorëzonim, do të ishte tradhëti. Pra një forcë politike e mori këtë vendim. Unë jam bindur dhe s’kam detyrime.
Rakipi: Pas një viti gjykoni që kjo është e gabuar. Pra keni ndryshuar qëndrim.
Nasip Naço: E kam thënë aty ku duhet në forumet kryesore.
Rakipi: Është një mungesë konseguence.
Nasip Naço: Kur them është eksperiment.
Rakipi: Ore më fal ke qenë Ministër edhe me Saliun edhe Ramën prej LSI-së. Domethënë ti paske qenë eksperiment. Sepse po ka qenë forca eksperiment, ke qenë edhe ti.
Naço: Nga viti 2017-të, vendimet kanë qenë eksperiment.
Rakipi: Ruaju nga mungesa e konseguencës, sepse ai të ha të gjallë, ai i gjati…
Rakipi: Keni vajtur dhe keni kërkuar vota për LSI-në në Berat. Tani të njëjtëve njerëz do t’ju kërkosh të kundërtën. Si ua kërkon votën?
Naço: Rifutja në politikë me PS-në, ka të bëjë me kërkesë të 70% të strukturave të LSI-të, atyre që më kanë mbështetur.
Rakipi: Të kanë thënë ata që kandido për PS-në? Se ti më the mua s’më trajtuan mirë në LSI dhe ika. Tani ti thua ma ka kërkuar populli në Berat. Janë dy gjëra të ndryshme.
Naço: Thashë po filloja punë në studion time ligjore punë.
Rakipi: Nuk e kuptoj këtë gjë, që thoni ju ka kërkuar populli atje, pasi keni ikur se nuk ju trajtoi mirë LSI.
Naço: Ne kemi marrë vota edhe nga PS. Këta kërkojnë të përfaqësohen.