YouTube ndalon video me përmbajtje të rrezikshme

0
12

Gjigandi i videove tha se: “Klipet që shfaqin sfida të rrezikshme, veçanërisht videot nën ‘maskën’ e sfidave virale, nuk kanë vend në YouTube.”

Kompania në pronësi të Google njoftoi se do ndalojë videot që i bëjnë njerëzit të mendojnë se është në “rrezik fizik të pashmangshëm” dhe që shkaktojnë “shqetësim emocional tek fëmijët”.

YouTube përmendi shembuj të videove të tilla që i bëjnë njerëzit të mendojnë se janë viktima të një pushtimi në shtëpi ose një fëmijë që iu ishte thënë se i ka vdekur prindi.

Kjo lëvizje vjen pasi një sërë sfidash të rrezikshme virale në këtë faqe interneti kanë rezultuar me vdekje ose lëndime.