Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku ka folur për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Diplomatja amerikane thotë në një pjesë të intervistës se kur sekretari i shtetit përcakton dikë për korrupsion domethënës kjo është shumë e dukshme.
Kim shton më tej se ata që thonë që janë të habitur nga ky përcaktim, nuk po tregohen të sinqertë.
“Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsipon domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dha ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë”, shprehet Kim.