Yuri Kim dha ultimatumin, Mentor Kikia tregon se kush e ka në dorë fatin e Tom Doshit…

0
772
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja Yuri Kim, është e vendosur për të mos lejuar kandidimin e deputetit, njëherësh kreut të PSD, Tom Doshi, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Por, Mentor Kikia, mendon se; vetëm votuesit mund të vendosin nëse Tom Doshi do të jetë apo jo, pjesë e Parlamentit.

“Ajo duket e kënaqur me premtimin e Ramës që Doshi nuk do të jetë faktor formues në qeveri. Tani duhet të presim se sa do të arsyetojnë votuesit dhe sa do t’ia japin votën. Ligji nuk e ndalon Tom Doshin që të kandidojë. Ambasadorët po bëjnë më shumë sesa mund të bëhet në një vend sovran.

Unë jam i kënaqur që kemi këtë lloj tutele mbi krye, që na detyron të paktën të diskutojmë publikisht këto çështje. Ambasadorja u ka thënë të gjithëve se ky person nuk është i përshtatshëm për të qenë deputet. Rama nuk e pengon dot, ligjërisht nuk pengohet dot, kështu që tani është në dorë të votuesve nëse do të jetë apo jo në Parlament”, – ka deklaruar kështu Mentor Kikia.

Analisti Afrim Krasniqi, mendon se votuesit e kanë në dorë vetëm në kushtet e një demokracie funksionale.

“DASH ka dalë me një listë me dy politikanë që janë shpallur “non grata” në SHBA. Modele si zoti Doshi kanë qenë shumë më afër qytetarëve sesa politikanë të tjerë, kështu që kandidatura si ajo e zotit Doshi kanë mbështetje në zona të caktuara. Për Tom Doshin, në dallim nga individët e tjerë, nuk ka asnjë akuzë konkrete”, –është shprehur ai.

Zjarr Tv Ad