Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kanë shkuar sot për të parë nga afër konviktet e “Qytet Studentit”, në të cilat strehohen 300 shtetas afganë.
Diplomatja amerikane dhe Xhaçka kanë inspektuar kushtet e godinave ku po qëndrojnë shtetasit afganë, të cilët u larguan nga vendi tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët.
Qëndrimi i tyre në Shqipëri do të zgjasë deri në 1 vit, ndërsa bëhet me dije se deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 607 qytetarë afganë.