Yuri Kim flet për përfshirjen e Sali Berishës në fushatë: Është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret, kërkon dhe shkrepëset!

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara.

Kjo, tha ambasadorja, përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Pritshmëritë e Uashingtonit, u shpreh ambasadorja Kim, janë që Shqipëria do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare.

Ajo foli dhe për përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në fushatën zgjedhore për 14 Majin, pavarësisht se është i shpallur “non-grata” nga SHBA. Diplomatja e lartë ameriakne e krahasoi atë me një zjarrvënës që premton se do shuajë zjarret.

“Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad