Yuri Kim iftar me përfaqësues të besimeve fetare: E veçantë të ndaja bukën me ta…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka konsumuar mbrëmjen e djeshme iftarin me Baba Edmond Brahimaj dhe Ambasadorin e Izraelit Noah Gendler.

Në këtë iftar, kanë qenë të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësues nga besime të ndryshme fetare.

Nëpërmjet një njoftimi në “Twitter”, Kim shkruan se është e veçantë të ndash bukën me njerëz të besimeve të ndryshme, teksa ka uruar Ramazanin për të gjithë besimtarët myslimanë.

Faleminderit Baba Edmond Brahimajt & Ambasadorit te Izraelit Noah Gendler, të cilët shtruan së bashku iftarin e mbrëmjes së sotme. Shumë e veçantë të ndaja bukën me miq nga të gjitha besimet. Gëzuar Ramazanin”!”- shrkuan Kim.

Zjarr Tv Ad