Yuri Kim jep ultimatumin: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë në funksion deri më 31 Dhjetor

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e ShBA-ve Yuri Kim, përmes një postimi në tëitter, ka përshëndetur mbledhjen e djeshme të KED-së. Kjo mbledhje sipas saj, është tregues i bashkëpunimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me Presidencën dhe Kuvendin.

Gjithashtu, Kim ka theksuar se gjykata Kushtetuese, duhet të jetë në funksion deri më 31 Dhjetor, ndaj dhe lëvizjet duhen bërë me urgjencë.

“Mbledhja e djeshme KED tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë, në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Ai sjell një hap më afër një Gjykatë Kushtetuese deri më 31 dhjetor 2020. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, ka theksuar Ambasadorja.

Zjarr Tv Ad