Ambasadorja Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ku ka ritheksuar vullnetin e saj, që partitë politike në Shqipëri, duhet të verifikojnë kandidatët.
Në njoftimin e shpërndarë nga ambasada, Kim ka falenderuar shoqërinë civile në Shqipëri, për kontributin e saj për demokracinë dhe për mbajtjen e llogaridhënies ndaj qeverisë.
Postimi i ambasadës amerikane:
Ambasadorja Kim pati një diskutim të mirë me përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me shqetësimet dhe idetë e tyre për të siguruar llogaridhënie në qeveri dhe transparencë përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Ata ranë dakord që udhëheqësit e partive duhet të angazhohen për të verifikuar kandidatët e tyre dhe për të siguruar lista të pastra.
Ajo falënderoi shoqërinë civile në Shqipëri për kontributin e saj për demokracinë dhe për mbajtjen e llogaridhënies ndaj qeverisë. Ambasadorja tha se ashtu si në Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të Europës, edhe Shqipëria përfiton nga një shoqëri civile aktive.