Yuri Kim “ledhaton” Qeverinë/ Zgjedhjet nuk ishin perfekte

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, duke folur në konferencën “Votimi nga jashtë vendit, koha është tani”, është ndalur edhe tek zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim, theksoi se zgjedhjet e kaluara ishin të mira, por jo perfekte.

“Zgjedhjet parlamentare të 2021 shënuan një ngjarje vendimtare që ishte rikthimi i opozitës në Kuvend.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por nuk ishin perfektë. Të gjithë e dinë këtë. SHBA mirëpresin takime të tilla për të adresuar problemet në zgjedhje, përfshirë edhe mungesën e diasporës për të votuar. Ne nxisim punën dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet.

Pavarësisht dallimeve, SHBA do vazhdojnë të mbështesin fuqishëm reformat, qoftë ato zgjedhore apo të drejtësisë“-tha Yuri Kim

Zjarr Tv Ad